Monday, 23. March 2026
Sport

“Play Off” Champions/ Formacionet zyrtare! Alternativë për Silvinjon në ndeshjet e shtatorit, sulmuesi shqiptar gradohet titullar ndaj AEK-ut

GS 30/08/2023 1 Min. Lesezeit

Do të startojnë në orën 21:00, tre duelet e kthimit të raundit “play off” të Ligës së Kampioneve, nga ku do të zbulohen edhe 3 skuadrat e fundit që do të sigurojnë një biletë për në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.  

champions

Në Athinë, kampionët e AEK-ut, përballen me Antuerpin e Arbnor Mujës. Sulmuesi anësor që pak ditë më parë u pajis me pasaportë shqiptare dhe është një alternativë për trajnerin Silvinjo për ndeshjet e shtatorit, aktivizohet nga minuta e parë, teksa skuadra e tij kërkon kualifikimin historik në grupet e Championsit.  

Duele tepër interesante dhe ato mes PSV-së dhe Rejxhers si dhe Kopenhagen-Rakov. Për sa i përket ndeshjeve të para. Antuerpi triumfoi 1-0 në shtëpi, Kopenhagen mposhti Rakovin 1-0 në Poloni, ndërsa dueli Rejnxhërs-PSV u mbyll në barazim 2-2. 

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

AEK-ANTUERP 

AEK

KOPENHAGEN-RAKOV 

KOPENHAGEN

PSV-REJXHËRS  

DE JONG

PANORAMASPORT.AL

Teilen: