• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

United mund të mbetet pa Onana për dy muaj të tërë, gjithçka ka të bëjë me Kupën e Afrikës

30/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kupa e Kombeve të Afrikës 2024 mund të bëjë që United të humbasë portierin kryesor Andre Onan për dy muaj.

Lojtari tashmë është thirrur në kombëtaren e Kamerunit për ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Burundit. Nëse skuadra e tij fiton, ata do të kenë të drejtë të marrin pjesë në CAN 2024. Është e qartë se Onana do të jetë portieri kryesor i ekipit të tij të lindjes në turne.

Kupa do të mbahet në periudhën janar-shkurt, që është kulmi i sezonit të futbollit europian. Për shkak të angazhimeve ndërkombëtare, Onana mund të humbasë pesë deri në shtatë ndeshje.

Kupa e Kombeve të Afrikës fillon më 13 janar, por lojtarët duhet të mbërrijnë në vendndodhjen e ekipit kombëtar një javë më parë. Gjatë kësaj periudhe, Manchester United është planifikuar të luajë katër ndeshje në Premier League dhe një ndeshje të FA Cup, si dhe një gjysmëfinale të Kupës së Ligës me dy ndeshje (nëse arrijnë në këtë fazë).

Nëse Kameruni kalon në finale, Onana do të humbasë të gjitha këto ndeshje kyçe për Djajtë e Kuq.

Për këtë arsye, Eric ten Hag këmbëngul për nënshkrimin e një portieri tjetër, që mund të jetë Altay Bayindyr. /G.D abcnews.al/

Next Post

​Presidenti i ri i Gjilanit garanton stabilitet në klub

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.