• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Merkatoja në Angli do të ziejë deri në rënien e gongut/ Ja 8 lëvizjet që mund të bëhen në fund

30/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me merkaton që ul siparin në orën 23:00 në Angli të premten, klubet e Premier Ligës investohen gjithnjë deri në sekondën e fundit për të mbyllur marrëveshjet e fundit.

_v2_photobooth_cms_id_37544666

Nga mbyllja e bujshme e shitjeve deri tek adresimi i çështjeve të dukshme të skuadrës, klubet janë në treg për të kompletuar boshllëqet e fundit. Aktualisht ka një sërë negociatash ende të hapura që mund të mbyllen deri në 1 shtator. Dhe “SunSport” ka analizuar disa operacione që mund të finalizohen përpara mbylljes së merkatos.

NUNJEZ TE MAN. SITI – Mançester Siti ka kërkuar përforcime në mesfushë për pjesën më të madhe të verës. Dhe pasi panë përpjekjet e tyre për të transferuar Lukas Paketanë dështuan, ata e kthyen vëmendjen tek ylli i Uolvesit, Mateus Nunjez. “Ujqërit” refuzuan një ofertë të përmirësuar prej 52 milionë paundësh nga Siti, me portugezin, i cili duke u përpjekur të forconte transferimin, refuzoi që të stërvitet, duke bërë që klubi të vendosë të marrë masa disiplinore.

KUKUREJA TE JUNAJTIDI – Kërkimi i Mançester Junajtidit për një mbrojtës të majtë është lokalizuar në 4 objektiva me përvojë në Premier Ligë, duke përfshirë Mark Kukurejën, Riko Henrin, Serxho Reguilonin dhe Markos Alonson. Për të zëvendësuar Shoun dhe Malacian, Ten Hag kërkon një lojtar në formë huazimi. I preferuari është mbrojtësi spanjoll i Çelsit. Për Kukurejën janë ofruar 2 mln paund.

MEGUAJËR TEK UEST HEMI – Një marrëveshje prej 30 milionë paundësh e Herri Meguajërit tek Uest Hemi dështoi pak javë më parë duke ndryshuar shumë edhe planet e shpenzimeve të verës për Junajtidin. Por duket se operacioni është rikthyer, por në formën e një transferimit në formë huazimi për mbrojtësin anglez, gjithnjë te skuadra e Dejvid Mojesit.

XHONSON TE TOTENHEMI – Brenan Xhonson, 22 vjeç, ka qenë një nga sulmuesit më të kërkuar në Angli këtë verë, dhe pas largimit të Herri Kejnit drejt Bajernit, Totenhemi kërkon të shtojë forcën sulmuese me talentin e Notingem Forestit. Ata e vlerësojnë me 50 milionë paund kartonin e tij, por asnjë ofertë konkrete nuk është dorëzuar ende.

SMITH-ROU TE ÇELSI – Tifozët u tronditën kur dëgjuan se Emil Smith-Rou, produkt i akademisë së Arsenalit është përfolur me një transferim në anën blu të Londrës Perëndimore. Por me Mauricio Poçetinon që kërkon të sjellë një sulmues të ri në “Stamford Bridge” pas dëmtimeve të shumta, talenti i Artetës, i cili nuk po luan në “Emirates”, mund të pranojë ofertën në emër të më shumë minutave në fushë.

GRAVENBERK TE MAN. JUNAJTID – Lëndimi i Mauntit ka përkeqësuar një zonë tashmë problematike për “djajtë”, dhe me një transferim të Amrabatit që duket se nuk ka gjasa të materializohet, Ten Hag e ka kthyer vëmendjen e tij diku tjetër. Ata po tentojnë të transferojnë në formë huazimi mesfushorin e Bajernit.

FELIKS TE LIVERPULI – Pas një huazimi për 6 muaj te Çelsi sezonin e kaluar, Zhoao Feliks mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Angli me Liverpulin. Kjo mund të vijë në rast se Mohamed Salah shitet te kampionët e Arabisë Saudite, Al-Itihadi, që ka bërë një ofertë rekord.

HENDERSON TE PALASI – Portieri i Junajtidit, Din Henderson, më në fund duket se do të largohet nga “Old Trafford” drejt Kristal Palasit. 26-vjeçari thuhet se kishte kaluar testet mjekësore me “shqiponjat” pas fitores 3-2 të Junajtidit ndaj Forestit përpara transferimit 20 mln paundësh.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Januzaj nuk ka vend te Sevilla, huazohet sërish në Stamboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.