Një atlete e talentuar ruse, Alina Gorbacheva, është zhdukur pa asnjë gjurmë prej disa ditësh, ndërsa autoritetet kanë ngritur alarmin për gjetjen e saj.
Sipas mediave të huaja, kampionia e re ka zhvilluar një stërvitje në arenën ‘Chkalov’.
Rreth orës 18:00, ajo ka debatuar me trajneren dhe është larguar nga palestra në orën 18:54. Ajo kishte me vete një telefon, një tablet dhe një çantë shpine blu të errët.
Vajza u largua nga salla në drejtim të kishës Vladimirovska, ku u fut në parkun e vendosur në bregun e lumit Moskva e që atëherë, të gjitha gjurmët e saj kanë humbur.
Disa media ruse raportojnë informacione jozyrtare, se policia ka gjetur sendet e saj në argjinaturë, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Alina jetonte në Moskë, me trajneren Sofia Fedchenko, që në moshën nëntë vjeç. Ajo është me origjinë nga Krasnodar, por prindërit e saj, në përpjekje për të konfirmuar talentin e saj të madh për patinazh artistik, e dërguan atë në Moskë./ h.ll/abcnews.al