Ylli i ri i Real Madridit, Jude Bellingham po shkëlqen për ‘Mbretërit’.
Jude aktualisht është lojtari kyç i Real Madridit, duke shënuar katër herë në tri ndeshje.
Në ndeshjen hapëse të këtij sezoni për ‘Los Blancos’ ai gjeti golin, pasi realizoi në minutën e 36′ në fitoren 2:0 ndaj Athletic Bilbao.
Me formë të mirë anglezi vazhdoi edhe në xhiron e dytë.
Me dy-golshin e tij vulosi fitoren 3:1 ndaj Almerias.
Ndërsa në ndeshjen e tretë të këtij muaji ishte vendimtar, duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores 1:0 ndaj Celta Vigo.
Paraqitja e tij e mbresëlënëse në gusht bëri që ai të zgjedhet lojtari më i mirë./Lajmi.net/