Transferimet e Alexis Mac Allister, Endo e Dominik Szoboszlai në radhët e “të kuqve” të Liverpool, duket se nuk janë të fundit për mesfushën e “gjigandëve” anglezë, të cilët tashmë i janë rikthyer një “fiksimi” të vjetër të kësaj merkatoje vere.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, ky operacion i ka kushtuar “të kuqve” 45 milionë euro dhe kanë një kontratë gati për mesfushorin holandez deri në vitin 2028, me këtë të fundit që do të fluturojë në Angli mbrëmjen e kësaj të enjteje për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Gravenberch ka zbritur në fushë plot 33 herë për “bavarezët” e Bayern Munich, ku arriti të shënojë 1 gol, si dhe të dhurojë 1 gol tjetër për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al