Gjatë qëndrimit të tij në Monte Carlo për shortin e fazës së grupeve në garat evropiane për klube, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pasur një takim të rëndësishëm me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin.
Ky takim ka qenë një mundësi për të diskutuar për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet e përbashkëta me qëllim të avancimit të mëtejmë të futbollit.
“Presidenti Ademi e ka shprehur falënderimin e tij ndaj presidentit Çeferin për mbështetjen e vazhdueshme që UEFA ka ofruar për futbollin në Kosovë, si dhe për besimin që ky institucion ia ka dhënë Federatës së Futbollit të Kosovës për organizimin e programit UEFA CFM. Nga ana e tij, presidenti Çeferin e ka përgëzuar presidentin Ademi për suksesin e FC Ballkanit në arritjen e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës dhe ka inkurajuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe klubet kosovare të vazhdojnë të punojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe infrastrukturore me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të nivelit të futbollit vendor”, shgkruhet nw njogimin e FFK-së, përcjell Lajmi.net.
Takimi në Monte Carlo ka përfshirë edhe të dy anëtarë të rëndësishëm të familjes së futbollit në rajon, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe anëtarin e KE të UEFA-s, Armand Duka, si dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore, Muamed Sejdini.