Friday, 27. March 2026
Sport

Daku e Muja vishen kuqezi, Kosova mbeti pa dy sulmues të spikatur

GS 01/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova mbeti pa dy sulmues të spikatur; Mirlind Daku (Rubin Kazan) dhe Arbnor Muja (Antverpen), të cilët pasi nuk u ftuan në ndeshjet e mëparshme të përfaqësueses së Kosovës, i thanë po,  kombëtares shqiptare dhe tashmë që të dytë janë në emëroren e zbardhur të përzgjedhësit brazilian-shqiptar-Silvinjo.

A humbi Kosova me mosdërgimin e ftesave për Dakun dhe Mujën, kjo është më se e qartë.

Në anën  tjetër, Kombëtarja shqiptare  nuk hezitoi që  t’i bëjë për vete dy sulmuesit e shquar kosovarë, tashmë me pasaportë shqiptare, dhe nuk gaboi…

Ky kalim duhet të jetë mësim për drejtuesit e përfaqësues së Kosovës, të cilët  humbën dy futbollistë të së ardhmes. 

Me angazhimin e tyre paksa do të thyhej edhe skema e vjetruar taktike e lojës së Kosovës, e cila deri më tash u mbështet në një qendërsulmues (Muriqi), duke  mënjanuar  nga goli Rashicën dhe Zenelin…

Më mirë me tre, apo me një sulmues?

Suksese për Dakun  dhe Mujën, në fanellën kuqezi!

Teilen: