Friday, 27. March 2026
Sport

VIDEO/ Dopietë fantastike, mesfushori shqiptar dhuron spektakël në Turqi

GS 01/09/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme në elitën e futbollit turk, duke shënuar një dopietë fantastike ne fanellën e Trabzonspor, në triumfin 1-5 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Kasimpashës. 

bardhi

Bardhi tundi rrjetën në minutat 28 dhe 64-t. Me një të majtë të kalibruar, shqiptari i Maqedonisë së Veriut, surprizoi portierin mik, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Trabzonspor.  

Bardhi është padyshim një nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadra turke, që në 4 javë ka siguruar 6 pikë.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: