• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajerni dështon në orët e fundit të merkatos, nuk transferohet dot mesfushori 80-milionësh

02/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Kursim” ishte ter mi që identifikonte strategjinë e Bajern Mynihut në tregun e transferimeve. Por, vera e vitit 2022 dhe shpërthimi i aktuales duket se e ka hedhur pas krahëve praktikën e “rotacionit” financiar, aty ku shembulli më “i freskët” koincidon me Herri Kejnin për shifrën e 100 milionë eurove apo Kim nga Napoli (50 milionë euro).

palhinja

Mesfushori portugez, Zhoao Pahlinja, u mendua si lojtari i fundit që do të mbërrinte në limitet e afatit kalimtar të transferimeve, por që operacioni mbeti në mes dhe sinjalizimi i orës 18:00 të ditës së djeshme ngriu negociatat, e për pasojë nuk u finalizua.

Gjermani ka vendosur si orar fiks të mbylljes së dritares së lojtarëve në merkato orën 6 të pasdites së datës 1 shator, ndryshe nga sa operon në këtë pjesë Anglia, Italia apo Spanja.

DËSHTIMI- Zhoao Pahlinja inkuadrohet me Fulhamin në Premier Ligë dhe trajneri Tomas Tuhel i shprehu dëshirën bordit që ata të tentonin në sigurimin e 28-vjeçarit.

Edhe pse kampionët e Bundesligës kishin më tepër se tri ditë në diskutime të thelluara me përfaqësuesit e lojtarit dhe klubin ku ai aktivizohet, sërish nuk kanë dhënë rezultate në akordin final. Fillimisht Bajerni adresoi 55 milionë euro te anglezët, por që u refuzua menjëherë.

Në një terren kaq të tensionuar, bavarezët u treguan të gatshëm për t’i plotësuar dëshirën Fulhamit në pretendimin prej 70 milionë eurosh. Ditën e djeshme personazhi në fjalë mbërriti në Mynih, madje ai kaloi me sukses edhe vizitat mjekësore, por që dokumentacioni i nevojshëm nuk u përmbyll brenda limit kohor. Po ashtu shkohet me tej, sipas raportimeve të “Bild”, thuhet se Pahlinja kishte kryer edhe foton me fanellën e Bajernit.

MBROJTJA- Largimi i Pavarit dhe huazimi i Stanisiçit te Leverkuseni krijoi hendek në prapavijë, e kësisoj u hodh vështrimi në treg rreth alternativave.

Gjermanët tentuan rikthimin e Zhoao Kanselos nga Mançester Siti me formulën e huazimit, por që luzitani zgjodhi Barçën. I njëjti përfundim u dha edhe në rastin e Armel BelaKoçap dhe Trevoh Çalobah.

Next Post

Babai i Arbnor Mujës tregon se si lojtari zgjodhi për të përfaqësuar Shqipërinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.