Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli pas fitores 1-2 si mysafir ndaj Romës, i kënaqur për rezultatin e arritur:
“Rezultati është i rëndësishëm, ashtu si performanca. Ai u jep vazhdimësi dy fitoreve të para. Vuajtëm, por ia dolëm. Donim na nisnim mirë kampionatin, pasi kishim një kalendar të vështirë.
Ne e dimë se duhet të përmirësohemi.”
Performanca e Leaos: “Shpresoj se ai mund të shënojë shumë dhe mendoj se e ka aftësinë, por duhet të vazhdojë të lëvizë, si në këtë ndeshje. Rritja e tij mendore është evidente: djali është serioz, i lumtur dhe i motivuar”.
Alternativa e Giroud: “Më pëlqen Jovic, ai vjen nga një sezon i vështirë, por është cilësor dhe do të na japë një dorë. Duam të jemi ambiciozë dhe na duhej një qendërsulmues. Jemi të mbuluar në të gjitha rolet.”
Derbi, prova e madhe: “Të gjitha ndeshjet janë provime për t’u kaluar. Do të jetë e vështirë dhe kundërshtari është i cilësisë më të lartë, por ne do të vëmë në lojë karakteristikat tona. Pas pushimit është më mirë të përballemi me ndeshje kaq të rëndësishme. Lojtarët do të jenë gati për ta fituar derbin. Duam të fitojmë yllin e dytë”.