Monday, 11. May 2026
Sport

​​Xavi i vendos notën 10 afatit kalimtar të Barcelonës

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

Gjatë konferencës para ndeshjes së La Liga-s kundër Osasuna, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, preku tema të ndryshme, duke përfshirë tregun e transferimeve: “Iu jap notën 10 drejtuesve dhe menaxherëve, kanë punuar shkëlqyeshëm në merkaton e verës.

Kishte momente tensioni, por kishim të bënim me ‘fair play financiar’. Ansu Abde dhe Eric donin të largoheshin, ishte vendimi i tyre. Ne u përshtatëm me atë që mundëm. Ishte një merkato shumë e mirë për ne, tani duhet ta dëshmojmë në fushë”.

Në orët e fundit, Joao Felix ka mbërritur te balugaranët. Këto janë fjalët e trajnerit katalanas për ish-sulmuesin e Atletico Madridit, të raportuara nga “Mundo Deportivo”: “Ai është në 100 për qind të formës.

Po flasim për një lojtar që ne e kemi pëlqyer gjithmonë. Joao ka talent natyral, mund të luajë si ‘9’ dhe gjithashtu të përshtatet në të djathtë. Ai dhe Cancelo mund të na ndihmojnë shumë këtë sezon”.

Teilen: