Tuesday, 31. March 2026
Sport

Malisheva demolon Feronikelin 74

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 4:1 ndaj Feronikelin 74, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Dy gola bien në fund të pjesës së parë.

Mustafa në minutë e 42-të nga rreth 18 metra ka realizuar gol në këndin e poshtëm të majtë të portës mysafire.

Në minutën e 45-të Berisha ka barazuar rezultatin.

Vitija në minutën e 61-të, Matheu në atë të 71-tën dhe Oshafi (89′) shënuan për 4:1.

Malisheva kryeson me 9 pikë e “Nikli” zë pozitën e 7-të me 3 sosh.

Teilen: