Ballkani edhe zyrtarisht ka njoftuar për largimin e yllit të tyre, Meriton Korenicës.
Futbollisti kosovar do ta vazhdojë karrierën në Turqi, te skuadra e Manisas, që garon në divizionin e dytë të futbollit turk.
Kampioni i Kosovës e falënderoi Korenicën për kontributin e tij.
“Kemi qenë me fat që në mesin tonë, kishim një futbollist model, siç ishit ju Meriton Korenica. Ballkani dhe qyteti i Suharekës, do t’i ruajnë kujtimet më të mira të mundshme për ty, pasi gjithmonë ke dhënë shembullin e duhur, se si me ndershmëri, luftohet për fanellë e për klub.Si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ti ishe modeli më i mirë i një sportisti, andaj dera e shtëpisë tonë, do të jetë gjithmonë e hapur për ty. Klubi dhe tifozëria jonë, të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme në karrierën tënde”, thuhej në njoftimin e suharekasve.