Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha dhe menaxheri i reprezentacionit, Bajram Shala kanë mbajtur sot një konferencë për media në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Evropian në muajin shtator.
Shala para gazetarëve ka folur edhe për Arbnor Mujën, futbollistin mitrovicas që iu bashkua së fundmi Shqipërisë.
Shala ka theksuar se shtëpia e futbollit të Kosovës e falënderon Mujën për kontributin e dhënë, duke thënë se ata kanë besuar në të që nga koha sa ishte pjesë e ligave të ulëta.
“FFK-ja e falënderon Arbnor Mujën për kontributin e dhënë për Kosovën. Kemi besuar në të që nga koha kur ishte në ligat e ulëta, si në Skënderbeun e kohës që nuk ka qenë në Evropë. I dëshirojmë suksese. Selektori i ri ka tentuar ta bind Mujën të rikthehet, mirëpo ai veçse e kishte ndarë mendjen. I dëshirojmë suksese te Shqipëria” – deklaroi menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.
Kosova në muajin shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Rumaninë në udhëtim./Lajmi.net/