Aventurë e re për Dejan Stankoviç . Trajneri serb, pas aventurës së komplikuar në pankinën e Sampdorias, që u shoqërua me rënien në Serinë B, largohet nga Italia për të nisur një kapitull të ri në Hungari.
44-vjeçari ka nënshkruar me kampionët e Ferencvaroshit, ku shkëlqeu para 3 sezonesh, sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, nga ku më pas u transferua drejt Granadës në La Liga.
Stankoviç zëvendëson rusin Çerçesov, i shkarkuar në korrik pas humbjes në raundin e parë kualifikues të Champions League kundër Klaksvik.
PANORAMASPORT.AL