Padyshim, një nga çështjet më të nxehta të verës ishte dhe largimi i fantazistit portugez, Joao Felix, nga radhët e Atletico Madrid, me “luzitanin” që plotësoi “ëndrrën” e tij të fëmijërisë, duke kaluar te “katalanasit” e Barcelona.
Mirëpo, paraditen e kësaj të mërkure, prestigjiozja spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar disa “prapskena” tepër interesante të kësaj merkatoje vere, të lidhura pikërisht me ish-“fantazistin” e Benfica, Chelsea e Atletico Madrid.
Sipas raportimeve të spanjollëve, “të kuqtë” e Liverpool i kishin propozuar “bardhekuqve” të Atletico Madrid, një shkëmbim mes Darëin Nunez dhe Joao Felix, mirëpo ky i fundit nuk kishte pranuar. Përveç Liverpool, Felix refuzoi oferta dhe nga Manchester United, Aston Villa e Tottenham. /i.m /abcnews.al