Friday, 3. April 2026
Sport

Fillon shitja e biletave për tifozët kosovarë për ndeshjen Rumani – Kosovë

GS 07/09/2023 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Rumania – Kosova kanë dalë në shitje.

  

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet më 12 shtator në “National Arena” në Bukuresht me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Biletat mund t’i blini përmes platformës online në linkun https://bilete.frf.ro/ev38185?evitoken=supporterkosovo

Kombëtarja e Kosovës fillimisht të shtunën do të përballet me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Pra, tri ditë më vonë luhet sfida e dytë e shtatorit në Rumani./Lajmi.net/

  

  


Teilen: