“La Gazzetta dello Sport” me të dër guarin e saj në grumbullimin e Francës në Klerfonten, selia e ekipit kombëtar francez të Didie Deshamp. Aty, “Blutë” po përgatisin ndeshjen e dyfishtë kualifikuese për Kampionatin Europian 2024 kundër Irlandës (sot në ora 20:45, në “Parc des Princes” në Paris) dhe Gjermanisë (të martën e ardhshme, 12 shtator, në Dortmund).
Për këtë rast, gazeta italiane iu afrua Olivie Zhirusë dhe Markus Turamit, përkatësisht qendërsulmuesit e Milanit dhe Interit. Prej tyre nuk kanë munguar disa deklarata prej tyre në lidhje me derbin e Milanos, i cili do të përballë kuqezinjtë dhe zikaltrit në “San Siro” të shtunën e ardhshme, 16 shtator në orën 18:00, kur kampionati i Serisë A të rifillojë pas ndalesës së kombëtareve. Dy lojtarët folën – shkurtimisht – në fund të stërvitjes, teksa jepni autografe për tifozët që kishin shkuar për të parë stërvitjen e kombëtares së tyre.
FJALA E BOMBERIT – “Derbi? Po fillojmë të perceptojmë emocionet e pritjes”, tha Zhiru, i cili e ka nisur këtë sezon me Milanin në mënyrë të shkëlqyer, duke shënuar 4 gola. Edhe pse 3 prej tyre, të fundit radhazi, duhet thënë se janë nga penalltitë. “Kush do të shënojë mes meje dhe Markusit në Inter-Milan? Të shohim…”, përfundoi bomberi i “Djallit” që i ka bërë dëme disa herë Interit. Për t’u theksuar që ai i shënoi një dygolësh në sezonin 2021-2022 dhe një gol dhe një asist për Rafael Leaon në sezonin pasardhës. Olivie vazhdon të jetë pika e referimitedhe te Franca, pasi ka shënuar 8 gola në 15 ndeshje nga shtatori 2022 deri tani duke marrë parasysh edhe të 4 realizimet në Kupën e Botës.Në tri ndeshjet e para të kampionatit, 2 gola në sezonin e parë, vetëm 1 në të dytin dhe 4 në këtë start, duke numëruar penalltitë ndaj Bolonjës dhe Romës. Praktikisht Zhiru e çon topin në rrjetë çdo 52 minuta gola. Bomber i përjetshëm.
PO TURAM? – Goli i fundit i një Turami ndaj Milanit ishte pikërisht me firmën e babait të Markusit, Lilianit. Ndodhte 20 vjet më parë dhe francezi mbante fanellën e Juves. Tashmë, misionin e merr përsipër i biri që nga grumbullimi i Francës ka deklaruar: Tifozët të rrinë të qetë. Derbi do ta fitojë Interi. 3 gola nga tri penallti në tri javë kampionati e të gjitha me firmën e Olivie Zhirusë. Kuqezinjtë janë e vetmja skuadër në pesë kampionatet madhore të Europës që ka një statistikë të tillë me aspekt pozitiv.
REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL