• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Gati për gjëra të mëdha”, Donaruma pritet të jetë kapiten ndaj skuadrës që i solli “makthe”: Itali, ka ardhur koha që të bëj Bufonin

07/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Me Spaletin po ndihemi çdo ditë e më mirë. Nuk e njihja, por e dimë tashmë të gjithë se çfarë ka arritur të bëjë sezonin e kaluar. Por pas këtij ndryshimi të madh dhe të papritur, duke parë frymën në grup jam i sigurt se do të bëjmë një udhëtim madhështor. Për këtë jemi të gjithë optimistë. Ndoshta, një ndryshim na duhej dhe së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

donaruma

Xhanluixhi Donaruma mund të jetë ai që do të mbajë shiritin e kapitenit të shtunën në mbrëmje, kundër Maqedonisë së Veriut, në rast se në fushën e lojës nuk do të jetë Çiro Imobile. Gardiani i Italisë ishte i përzgjedhuri për ditën e djeshme të intervistave në “Koverçano”, por përkrah tij ishte paraardhësi, idhulli dhe shefi i ri i delegacionit “Axurr”, Xhanluixhi Bufon, përpara të cilit “Xhixho” kërkon të premtojë se është gati që të bëjë rolin e liderit tani e bnë vazhdim.

“Ndaj Maqedonisë dhe Ukrainës luajmë një pjesë të rëndësishme drejt Europianit 2024 në Gjermani,. Prandaj duhet të jemi të përqendruar dhe nuk mund të gabojmë asgjë. Kemi bërë mjaft gafa pas fitores së ‘Euro 2020’, por tani duhet të bëjmë Italinë dhe unë jam gati që të bëj Bufonin… Të jem këtu përkrah Xhixhit, tashmë si shef i delegacionit të kombëtares është një dopio emocion për mua. Pasi jam stërvitur me të, pasi kam dëgjuar këshillat e tij të cilat ende sot i mbaj fort brenda meje, shpresoj që edhe unë tani e në vazhdim të bëj një karrierë si të tijën, si një prej futbollistëve më legjendarë të kombëtares sonë. E dimë që në Shkup nuk do të jetë e lehtë, duke mos harruar se humbja me Maqedoninë e Veriut në ‘play off’ nuk na lejoi që të tentonim Botërorin e kaluar, por mendoj se jemi një grup i fortë që di të kapërdijë disfatat dhe jemi gati që të reagojmë.

Çfarë më ka mësuar Bufon? Më e rëndësishmja që të mos më shpërqendrojnë emocionet, që të përballoj stresin dhe presionin e të qenit titullari i Kombëtares së Italisë, të cilën duhet ta rikthejmë aty ku i takon”, përfundoi Donaruma.

JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Pragën: Këtu do digjet nëse fitohet sonte

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.