Saturday, 4. April 2026
Sport

“Nuk e di nëse do kthehesha në Itali”, Baloteli: Niveli i kampionatit turk, më i lartë se në Serinë A

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Gjatë një interviste të dhënë për kanalin “Controcalcio”, Mario Baloteli foli troç për nivelin aktual të futbollit italian, duke e krahasuar atë me kampionatin turk.

baloteli

Sigurisht që askujt në Itali nuk ka ardhur mirë për këtë, por Baloteli si gjithnjë edhe këtë herë nuk mund të dilte nga karakteri i tij.

“Vitin e kaluar kam parë disa ndeshje të Serisë A dhe jo për keqdashje, por i krahasova me ndeshjet që kemi luajtur në Turqi. Niveli sot në Turqi është pothuajse më i lartë se Seria A. Seria A nuk është një kampionat i dobët, por niveli i kampionateve të tjera po rritet”, tha ai.

Baloteli ka folur dhe për një rikthim të mundshëm në kombëtaren italiane, duke e përjashtuar në një farë mënyre.

“Në kombëtare duhet të luajë kush është më mirë. Nuk e di nëse do ta pranoja një ftesë për t’u kthyer te Italia. Kam përjetuar momente shumë të bukura, por së fundi jo”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: