Saturday, 4. April 2026
Sport

Kosovës nuk i shkon me Poloninë në Plock

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës U21 sonte nuk e ka pas mbrëmjen e vet, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Polonia U21.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Orlen Arena” në Plock.

45 minutat e parë ishin fatale për djelmoshat tanë, ku pësuan tre gola.

Golat i realizuan Mosor (25′) dhe Rakoczy (30′ e 44′).

Polonia ka zhvilluar ndeshjen e parë dhe ka shënuar fitoren e parë, kësisoj kryeson me 3 pikë në Grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.

Kosova pas fitores me 2:0 ndaj Estonisë, sonte pësuan humbjen e parë dhe renditen në vend të dytë me 3 sosh.

Kosova U21 do të ndeshet me Gjermaninë më 12 shtator (19.00).

Teilen: