Saturday, 4. April 2026
Sport

Zvicra merr epitetin e favoritit nga bastet, Kosova kërkon të dëshmohet në fushë

GS 09/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova dhe Zvicra do të përballen sonte në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian

.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me ‘Dardanët’ që kërkojnë befasinë ndaj kombëtares helvete, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me atmosferën që pritet të jetë fantastike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u treguan shumë të emocionuar për ardhjen e tyre në Kosovë, me dy futbollistët shqiptarë që kanë shkëlqyer tek sukseset e arritura nga Zvicra në vitet e fundit.

Kuotat e basteve natyrisht i kanë dhënë epitetin e favoritit mysafirëve, me fitoren e Zvicrës që kuotohet me 1.73, fitorja e Kosovës me 4.75, kurse një barazim i mundshëm me 3.75.

Kujtojmë që Kosova ka 3 pikë pas 4 ndeshjeve të para në grup, kurse Zvicra është kryesuese e grupit me 10 pikë të arkëtuara.

/GazetaBlic Sport/


Teilen: