• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sauthgejt nuk heq dorë nga Meguajër, pritet sërish titullar. Njihuni me formacionin e mundshëm të Anglisë kundër Ukrainës

09/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Garet Sauthgejt është i vendosur t’i besojë Herri Meguajërit për ndeshjen e sotme kualifikuese të Anglisë kundër Ukrainës. Makthi i qendërmbrojtësit te Mançester Junajtidit vazhdon, pasi ai ka regjistruar vetëm një ndeshje për skuadrën e Erik ten Hagut këtë sezon. Dhe ajo erdhi në minutën e 67-të, në humbjen 3-1 ndaj Arsenalit të dielën.

anglia

Megjithatë, çuditërisht tek Anglia, ai do të jetë qendra e mbrojtjes sot kundër Ukrainës. Përkrah tij pritet të rreshtohet Mark Guehi, mbrojtësi 23-vjeçar i Kristal Palasit, e njëjta dyshe që luajti në fitoren 4-0 ndaj Maltës në qershor.

Anglia është pa Stonsin e dëmtuar, ndërsa Tajron Mings duket se e ka humbur sezonin pas dëmtimit të ligamenteve të gjurit. Alternativa tjetër, Konor Kodi tani po luan për Lestërin në Championship dhe Sauthgejt nuk dëshiron të zgjedhë titullarin e tij nga kjo ligë.

Edhe pse Guehi ka vetëm katër ndeshje me kombëtaren, alternativat janë edhe më pak me përvojë. Fikajo Tomori i Milanit ka luajtur vetëm tre herë për Anglinë, Ljuis Dank i Brajtonit një herë dhe Levi Koluill i Çelsit nuk e ka bërë ende debutimin e tij.

30-vjeçari Meguajër, startoi në Kupën e Botës pavarësisht se luante rrallë për “djajtë e kuq”, por ai është i ndërgjegjshëm se mund të humbasë vendin e tij nëse mbetet jashtë fushës.

FORMACIONET E MUNDSHME

UKRAINË (4-3-3): Lunin; Konoplia, Zabarni, Krivtsov, Mikolenko; Sidorçuk, Stepanenko, Zinçenko; Jarmolenko, Vanat, Tsigankov

Trajner: Serhij Rebrov

ANGLI (4-3-3): Pikford; Uoker, Guehi, Meguajër, Çiluell; Henderson, Rajs, Bellingam; Saka, Kejn, Rashford

Trajner: Garet Sauthgejt

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arabia shumë e pasur; mbi 2 miliardë euro të shpenzuara

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.