• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Morata shpërthen me tripletë, arrin kuotën e 33 golave: U shtroj drekë shokëve

09/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në javët e fundit kombëtarja e Spanjës ishte vënë në gojën e të gjithëve për çështje më së shumti ekstrasportive, ku më e fundit ishte harresa e këpucëve të futbollistëve. Por në Tbilis, Spanja u ka vënë kapak debateve duke e kthyer vëmendjen vetëm te futbolli i luajtur falë fitores 1-7 ndaj Gjeorgjisë.

morata

Një nga protagonistët ishte sulmuesi i Atletikos së Madridit, Alvaro Morata, i cili shënoi tre gola. Goli i parë u shënua në minutën e 22-të pas një krosimi të Marko Asensios. Goli i dytë i Moratës erdhi pak para fundit të pjesës së parë (ishte goli i 0-4).

Pas pushimit mbërriti dhe goli i tretë pas një pasimi të shkëlqyer nga Mikel Merino. Pas kësaj triplete, Morata ka arritur 33 gola me Spanjën, duke iu afruar David Silvës që ndodhet në vendin e katërt në historinë e golashënuesve të Spanjës me 35 rrjeta. Pas ndeshjes, Morata u shpreh shumë i kënaqur me tripletën e tij dhe me suksesin e Spanjës.

“Në fakt e prisja shumë më të ndërlikuar këtë takim, por gjithçka shkoi mjaft mirë për ne. Kemi dominuar tërësisht takimin dhe e kemi merituar suksesin ndonëse shifrat mund të duken të ekzagjeruara. U jam mirënjohës kolegëve të mi, jam gati t’i nxjerr për drekë”, tha ai.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI  – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zvicra me 700 tifozë në “Fadil Vokrri”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.