Saturday, 4. April 2026
Sport

Situata e dobët te Gjermania, sulmuesi nuk i kursen kritikat: Tifozët janë ftohur ndaj nesh

GS 09/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kai Haverc është shfaqur i pakënaqur në intervistën e fundit për mediat vendëse në prag të duelit me Japoninë.

havertc

Epiqendra e diskutimit vërtitej rreth mbështetjes së tifozëve, të cilët sipas futbollistit 24-vjeçar janë indiferentë kohët e fundit: “Të gjithë jemi koshientë se mbështetja ndaj kombëtares ka pësuar rënie të frikshme këtë periudhë. Duket sikur jemi vetëm, mjafton t’i referohemi Botërorit.

Përfaqësueset e tjera gjendeshin të përkrahura, kurse ne jo. Është koha t’i lëmë kritikat mënjanë dhe të fokusohemi tek objektivi, rikthimi i lojës dhe rezultateve pozitive, pasi vetëm kështu mund të synojmë suksesin”, përfundoi mesfushori i Arsenalit dhe pyka false e Flikut te Gjermania, Kai Haverc.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: