• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ibra nuk i duhet klubit”, ish-futbollisti i Milanit: Me Maldinin gabuan

09/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alesandro Kostakurta, gjatë intervistës më të fundit për “Tuttosport”, i është kthyer lamtumirës së Paolo Maldinit nga Milani.

kostakurta

Ndër të tjera ai ka thënë: “I befasuar? Po shumë, edhe unë si gjithë të tjerët. Mund të them vetëm se Paolo është një burim në çdo mjedis që do të vendosët, por ai duhet të bëjë diçka që i pëlqen e jo të jetë thjeshtë flamur. Vitet e fundit ai ka treguar se di ta bëjë atë punë, por tani Milani ka zgjedhur një metodologji tjetër, të cilën unë nuk e gjykoj. Do të shohim rezultatet, por merkato e verës më bën të jem optimist.

Aq më tepër që deri tani investimet e kanë shpërblyer në fushë besimin që u është dhënë”.Më pas, ish-mbrojtësi bëri edhe një gjykim për faktin se dhoma e zhveshjes së kuqezinjve mund të ishte bosh pa Maldinin dhe Ibrahimoviçin me këtë të fundit që është përfolur në më shumë se një rast për një rikthim te Milani me rol drejtuesit.

“Nuk mendoj kështu, sepse ky nuk është më Milani i dy-tri viteve më parë, djemtë janë rritur, tani janë burra. Dhe për më tepër duhet të kuptojmë se si Pioli është bërë një trajner shumë i mirë. Ai ka pasur gjithmonë ide të mira, tani ai është më i sigurt në zbatimin e tyre”, përfundoi Kostakurta.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kombëtarja gati për Poloninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.