• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Neymar flet pasi thyen rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit: “Nuk jam më i mirë se Pele”

09/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk jam më i mirë se Pele”, Neymar flet pasi thyen rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit.

Neymar Junior, i cili shënoi dy gola mëngjesin e sotëm (e shtunë) në fitoren 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë dhe kaloi Pelen si golashënuesi më i mirë i Selecaos, deklaroi se për shkak të këtij rekordi nuk është më i mirë se idhulli i ndjerë.

Lojtari më i mirë aktual i Brazilit nuk dëshiron të krahasohet me legjendën Pele edhe përkundër se po vazhdon t’ia thyej rekordet me fanellën e kombëtares.

“Jam shumë i lumtur. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do ta thyeja atë rekord. Por nuk dua të them se jam më i mirë se Pele vetëm sepse e kalova në këtë rekord”, ka thënë fillimisht Neymar.

Golashënuesi mori një pllakë nga presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, si golashënuesi më i mirë i Canarinhas në ndeshjet ndërkombëtare.

Së bashku me Pelen dhe në llogaritë e FIFA-s, Neymar kishte 77 gola dhe me dy golat e sotëm, ish-lojtari i Barcelonës ka kapërcyer idhullin e përjetshëm.

Megjithatë, për Federatën Braziliane të Futbollit (CBF), e cila numëron disa ndeshje miqësore kundër klubeve dhe të cilat nuk merren parasysh nga FIFA, Pele ka 95 gola krahasuar me 79 që ka tani Neymar.

“Unë thjesht dua të shkruaj emrin tim në historinë e ekipit brazilian dhe të falënderoj familjen time, e cila është larg, dhe shokët e mi të skuadrës”, përfundoi ylli i Al Hilal.

Next Post

Për “pazar” te PSG, klubet e Katarit “rrëmbejnë” dy “yje” të francezëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.