Ditët e fundit në media është raportuar për shitjen e biletave në tregun e zi për ndeshjen Kosovë – Zvicër.
Për këtë fenomen ka reporter edhe Lajmi.net në vazhdimësi.
Gazeta e madhe zvicerane, Blick, ka shkruar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër tashmë po shiten në tregun e zi dhe se çmimi i tyre shkon deri në 500 euro.
Ndërkohë, Federata e FGutbollit e Kosovës ka shkruar se biletat janë të personalizuara dhe hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur me biletë të shitur në tregun e zi.
Kosova dhe Zvicra luajnë sonte nga ora 20:45.
Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.
Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.