Tuesday, 12. May 2026
Sport

Griezmann zgjedh fituesin e Topit të Artë

GS 09/09/2023 1 Min. Lesezeit

Antoine Griezmann ka dhënë mendimin e tij mbi fituesin e Topit të Artë 2023.

Sulmuesi i Atletico de Madrid ishte mes 30 të kandidatëve që u emëruan të mërkurën, më 6 shtator.

Lojtari francez ishte ndër yjet e sezonit të kaluar, duke qenë protagonist në Kupën e Botës deri në finale.

Ai gjithashtu shënoi 15 gola dhe dha 16 asiste, lojtari i përfshirë në realizimin e numrit më të golave në La Liga, me Atletico-n që doli i treti në kampionat.

Në lidhje me Topin e Artë, Griezmann tha: “Unë duhet ta fitoj atë. Keni harruar që edhe unë jam i nominuar”.

“Nëse nuk e fitoj unë, atëherë Messi apo Mbappe. Haaland pati një sezon të mrekullueshëm, por është një vit i Kupës së Botës, e dini?”, shtoi ai.

Griezmann aktualisht është i grumbulluar me Francën, që do të luajë kundër Gjermanisë të martën në një ndeshje miqësore.

Teilen: