Korenica: Kosovë plot cilësi, për tri pikë ndaj Zvicrës
Meriton Korenica është një nga risitë e listës së Kosovës për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Rumanisë.
Takime për grupin I të eliminatoreve të Euro 2024.
Përpara nisjes së duelit ndaj Zvicrës, që do të luhet në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45.
26-vjeçari nga Rahoveci ka bërë shumë mirë te Ballkani, në kampionatin vendas dhe Conference League. Ndërkohë që pak ditë më parë u transferua në Turqi te Manisa FK.
“Për mua është një ëndërr e bërë realitet.
Më kanë pritur shumë mirë, dua t’i falënderoj të gjithë. Emocion i madh, e kemi obligim të bëjmë maksimumin për shtetin tonë.
E falënderoj shumë edhe trajnerin, më ka pritur shumë mirë. Ai vendos për gjithçka, ne jemi gati të shfrytëzojmë çdo minutë që na jep ai.
Jam gjithmonë i gatshëm, por vendos trajneri për minutazhin. Është një ekip shumë i mirë, djemtë janë shumë të mirë. E përkrahin të gjithë njëri-tjetrin. Është kënaqësi për mua që jam këtu, shpresoj të jem edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës.
Zvicra? E vështirë, Zvicra është shumë e fortë. Por, ne kemi lojtarë cilësorë, të gjithë janë në maksimum. Shpresoj të marrim pikët maksimale. Të gjithë janë të gatshëm për maksimumin.
Atmosfera në dhomat e zhveshjes? Shumë e mirë. Të gjithë po e presin ndeshjen, të gjithë janë gati të japin maksimumin”, deklaroi mesfushori ofensiv.
Kosova – Zvicra, publikohen formacionet zyrtare!
Kosova – Zvicra, publikohen formacionet zyrtare!
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.
Kosova – Zvicra
Kosova: Muriç, Aliti, Fazliji, Rashica, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Paçarada, Muriqi, Loshaj dhe B. Berisha.
Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar dhe Shaqiri.
Në orën 20.45: Kosova përballet me Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës
Në orën 20.45 përballen Kosova dhe Zvicra.
Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me shokë sfidojnë Dardanët.
Ndeshja është e vlefshme e xhiros së pestë të Grupit I kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Zvicra kryeson me 10 pikë dhe Kosova renditet në vend të pestë me 3 sosh.
Kosova – Zvicra
Kosova: Muriç, Aliti, Fazliji, Rashica, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Paçarada, Muriqi, Loshaj dhe B. Berisha.
Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar dhe Shaqiri.