• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një shqiptar i prish debutimin Luciano Spallettit, Italia ngec ndaj Maqedonisë së Veriut

09/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një shqiptar i prish debutimin Luciano Spallettit, Italia ngec ndaj Maqedonisë së Veriut. “Perla” e Enis Bardhit nga goditja e lirë në minutën e 81-të, i mohoi fitoren përfaqësueses së kaltër, që e kishte zhbllokuar takimin që në minutën e 47-të me kapitenin Ciro Immobile.

Një barazim që nuk i vlejti asnjërës skuadër, pasi Italia, shkon në kuotën e katër pikëve, duke mos përfituar nga rezultati 1-1 që u shënua mes Ukrainës dhe Anglisë.

Katër futbollistë shqiptarë luajtën titullarë në radhët e Maqedonisë së Veriut (Bardhi, Alioski, Elezi dhe Musliu), ndërsa Alimi u aktivizua në pjesën e dytë.

Skuadra e kaltër jo vetëm që nuk arrin të hakmerret për atë eliminim të turpshëm në play off-in e Botërorit, por komplikon seriozisht situatën në Grupin C, ku ka marrë një fitore, një barazim dhe një humbje.

Me të njëjtin rezultat 1-1 u mbyll sfida e Grupit I mes Rumanisë dhe Izraelit.

Next Post

Xherdan Shaqiri: Kurrë s’kam me harru këtë ndeshje, e kisha ëndërr të luaja në “Fadil Vokrri”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.