Saturday, 4. April 2026
Sport

Dështoi të transferohej te Bajerni, mesfushori portugez bën për vete e Barcelonën dhe Junajtidin

GS 10/09/2023 1 Min. Lesezeit

Zhoao Palhinja ishte vetëm një hap larg zyrtarizimit te Bajerni, por rezistenca e trajnerit të Fulhamit, Marko Silva, rezultoi decizive në prishjen e marrëveshjes me palëve.

palhinja

Edhe pse u tha gjatë kësaj jave se kampionët e Gjermanisë do të tentojnë sërish në merkton e dimrit për të bërë të tyrin 28-vjeçarin portugez, duket se pista është bërë më “e nxehtë” nga sa pritej.

Mançester Junajtid dhe Barcelona janë dy ekipet e interesuara në hipotekimin e Palhinjës, çka do të thotë konkurrenca është rritur dhe pragu i çmimit prej 70 mln eurosh që u diskutua deri në datën 1 shtator do të pësojë rritje me shumë gjasa. Interesante është se mediat pranë Bajernit pohuan se në merkaton e dimrit buxheti është vetëm 70 mln euro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: