Saturday, 4. April 2026
Sport

“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”: Muriqi me postim motivues

GS 10/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova barazoi 2:2 dje me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ishte Vedat Muriqi që shënoi dy golat e Kosovës, për ta lënë me shpresa ekipin për kualifikim historik në Evropian.

  

Ai ka reaguar sot në profilin e tij në Twitter me disa foto dhe një përshkrim të bukur.

“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, shkroi ai, moto kjo e cila i takon tifo grupit të kombëtares së Kosovës, “Dardanëve”.

  

  


Teilen: