Friday, 3. April 2026
Sport

Kosova luan sonte rastin e fundit për kualifikimin në Euro 2024

GS 12/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova luan sonte rastin e fundit për kualifikimin në Euro 2024.

Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit.

Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin I.

Tekniku slloven ka bërë një ndryshim krahasuar me titullarët e përballjes të së shtunës me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Edon Zhegrova do e nisë ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të mesfushës, me Betim Fazlijin që ka përfunduar në stol.

Teilen: