Presidenti i Torinos, Urbano Kairo ka dhënë një deklaratë të shkurtër për ish-sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili do të jetë i ftuar në Festivalin Sportiv të Trentos.
“Ai ishte një kampion dhe gjigand nga pikëpamja mendore, ishte një fitues. Çfarë do të bëjë, do ta bëjë mirë. Është i motivuar dhe i fokusuar. Është folur pak për të që kur doli në pension, por ai ka diçka serbe brenda vetes”, deklaroi Kairo.
Por kjo është një gafë e Kairos, për shkak se babi i Ibrës (Shefik Ibrahimoviç) është boshnjak ndërsa nëna është kroate (Jurka Graviç) dhe Ibra nuk ka asnjë lidhje me Serbinë.
PANORAMASPORT.AL