Telashe te KB Vëllaznimi para duelit të Superkupës, dy basketbollistë rrahën mes vete
Gjatë ditës së sotme ekipi basketbollistik KB’’Vëllaznimi’’ zhvillon duelin për ndeshjet e Superkupës kundër Golden Eagle Yllit.
Mirëpo një ditë më herë në këtë klub gjatë stërvitjes ka pasur tensione dhe rrahje midis dy lojtarëve.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar Drejtori i Klubit, Ideal Bakija.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur gjatë stërvitjes dhe se ka qenë konflikt i rastit.
‘’Po dje ka ndodhur rasti gjatë stërvitjes, ka qenë konflikt i rastit po jo diçka serioze’’, ka thënë Bakija.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Mund të konfirmoj se dje në rrugën “Tirana” është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, mbi dyshimin se rreth orës 17:30 ka sulmuar fizikisht viktimën, po ashtu mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor“”, tha Elezaj./Lajmi.net/