• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Të gjithë kundër portierit

14/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I masakruar nga kritikat për shkëmbimin e fanellën me Lionel Messin.

Fjalia që lëndoi më shumë portierin e Ekuadorit, Hernán Galíndez, ishte një në veçanti: ajo që vuri në dyshim profesionalizmin e tij, besnikërinë ndaj fanellës së vendit, duke kujtuar origjinën e tij argjentinase.

“Më thanë që e lashë Messin të shënonte…”, nis kështu shpërthimi i portierit të Ekuadorit. Vjen pas fitores 2-1 ndaj Uruguait: lojtari ka folur për hidhërimin.

Nga vjen ky mosbesim? Në thelb, ka nga ata që nuk ia kanë falur kurrë ‘mëkatin origjinal’ që ka lindur në Argjentinë dhe ka nisur karrierën e tij futbollistike atje.

Karriera dhe rruga e tij ndryshoi kur, pasi u transferua në Universidad Católica në Quito, ai arriti të bëhej shtetas ekuadorian. Në vitin 2021 ai u thirr në ekipin kombëtar dhe ka luajtur 18 ndeshje deri më tani, duke përfshirë edhe Botërorin e Katarit 2022.

“Kishte gazetarë që më akuzuan se nuk jam ilidhur me fanellën dhe për këtë arsye e shkëmbeva me Messin pas një disfate. E dija se do të merrja kritika, por nuk më interesonte sepse e bëra për gëzimin e djalit tim gjashtë vjeç.

“Më lëndoi kur dëgjova se nuk e dua këtë vend, se kam lejuar të më shënohen gola… Unë jetoj në Ekuador prej 12 vitesh dhe mendoj se kam treguar shumë respekt dhe dashuri. Por ata më sulmojnë gjithmonë duke thënë se nuk kam lindur këtu”.

Galíndez dhe Messi njihen prej kohësh dhe ka një episod ku ata ishin protagonistë: daton që kur, ende shumë të rinj, mbanin fanellat e Estrella Juniors dhe Newell’s, u përballën me njëri-tjetrin në një finale. Skuadra Estrella për të cilën luajti portieri fitoi.

“Messi është ai që më shënoi për herë të parë. Ne ishim fqinjë në Rosario dhe jemi moshatar”.

Next Post

Vidal akuza Real Madridit: Ronaldo shënonte gola në pozicion jashtë loje, ja disa nga vjedhjet e “los blancos”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.