• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Djajtë” marrin vendimin, Sancho pezullohet pas “përplasjes” me Ten Hag

14/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë gjithçka është vendosur nga tekniku, Erik ten Hag, Jadon Sancho nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të “djajve” të Manchester United deri në një njoftim të dytë, duke e detyruar “fantazistin” anglez të stërvitet i vetëm.

Vendimi u mor pas “përplasjes” së fortë në rrjetet sociale, mes tekniku dhe lojtarit, me holandezin që la Sancho-n jashtë të grumbulluarve në sfidën ndaj Arsenal, për arsye se kishte shfaqur rezultate të dobëta në stërvitje, ndërsa Sancho vendosi t’i përgjigjej në një mënyrë aspak të përshtatshme në profilin e tij zyrtar në “Twitter”, duke detyruar klubin të marrë vendimin jo pak të vështirë.

Ndërkaq, kujtojmë se Sancho u bë pjesë e “djajve të kuq”, në verën e vitit 2021, ku u transferua nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, për shifrën e 85 milionë euro dhe që prej asaj kohes, anglezi ka zhvilluar 82 përballje me fanellën e United, ku ka arritur të shënojë vetëm 12 gola dhe të dhurojë 6 të tjerë. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Pendohet Draxler

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.