• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro kundër Zhirusë, 2 “vrasës” për 1 derbi/ Francezi mund të rrotullohet, “demi” po mpreh… brirët

14/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbase duke u rrotulluar nuk e ka kafshimin e helmuar të një ish-i si Ibra, por ai ishte aq afër Interit disa sezone më parë sa ndihet si një “ish” i vogël.

Lautaro_Martinez_Olivier_Giroud_778da4e61e

“Zoti më donte te Milani”, ka thënë në më shumë se një rast Olivie Zhiru që të shtunën do të tentojë stërkëmbëshin e radhës ndaj zikaltërve. Kori “nëse rrotullohet Zhiru”, është i dyti pas “Pioli is on fire”, edhe sepse francezi u rrotullua edhe në derbin e parë të të kampionatit të kaluar(3-2) dhe e bëri De Vrajin të shtangej edhe një herë. Përpjekja për të mos e lënë të vrapojë këtë herë do të bëhet përsëri nga De Vraj.

Për Zhirunë, 3 paraqitje në kampionat e kanë bërë që të rikthehet me bateritë plot nga impenjimi 25-minutësh me Francën, por çështja mbetet delikate pasi sulmuesi prej ditësh stërvitet i vetëm për shkak të një problemi në kavilje. Të rikuperosh me shpejtësi në moshën 36-vjeçare nuk është si ta bësh në moshën 20- vjeçare.

Vetë francezi do të kishte nevojë për më shumë Joviçit, por qëndrimi mungesa e minutazhi të Okaforit, pasiguria e Origit e detyrojnë Piolin të përgatisë ndeshjen me veteranin. Zhiru nuk ka zhgënjyer deri tani dhe një sfidë si e së shtunës mund të shërbejë për ta karikuar në mënyrë të që vendosë ndeshjet vendimtare siç ka bërë zakonisht në karrierën e tij.

KRAHASIMI

GODITJA E DEMIT – Derbi është një duel emocionesh e Lautaro Martinez është gati të drithërojë popullin e tij. Ai e dëshmoi që në derbin e parë, duke shënuar një gol në 3-2 e 17 marsit 2019. Edhe 3-0 më 21 shkurt 2021, viti për kampionatin e Kontes, u firmos nga “Demi” zikaltër, pa harruar edhe derbet e fundit në Champions e në Superkupën e janarit. Gjithçka brenda kornizave speciale, ndaj Lautaro lartësohet.

Ndërsa temperatura rritet, gjaku i tij ftohet. Rast i humbur në finalen e Champions-it disa muaj më parë nuk e çmontojnë teorinë. Të shtunën, në 18:00 Lautaro do të ketë përpara Çaun dhe njërin mes Kjaerit dhe Kalulusë.

Ai me siguri do të sulmojë Menjanë të cilin e në këtë 2023 e ka mposhtur personalisht 3 herë. Një situatë e këndshme e mbjellë në kujtesë, e cila do ta shtyjë “demin” të hungërijë edhe më fort zemëratën në kërkim të një goli në derbi.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Akuza për 4 lojtarë të Real Madrid, reagon klubi madrilen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.