Gjatë merkatos së verës të vitit 2022, “katalanasit” e Barcelona ishin të vendosur të largonin mesfushorin holandez, Frenkie de Jong, mirëpo ky i fundit refuzoi dhe me ardhjen e teknikut Xavi u kthye në një nga “gurët themel” të mesfushës.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, performancat e fundit të “tulipanit” të mesfushës kanë kënaqur jo pak, Presidentin e “blaugranave”, Joan Laporta, i cili ka vendosur të “shpërblejë” mos largimin e De Jong nga “Camp Nou”.
Për këtë arsye, klubi “katalanas” i ofroi mesfushorit të nënshkruante një marrëveshje të re, duke e përshtatur pagën me “realitetin e vështirë ekonomik të klubit” dhe tani palët janë duke negociuar për të zgjatur kontratën deri në verën e vitit 2028. /i.m /abcnews.al