Duke nisur nga prapavija, duket se Kalabria do të ruajë vendin e tij ashtu si Teo e Çau me këtë të fundit që pret të njohë partnerit e së shtunës pasdite.
Pas dëmtimit të Kalulusë, favorit për fanellën e titullarit mbetet Simon Kjaer, ndërkohë që alternativat në stol do të jenë Kaldara dhe i sapoardhuri Pelegrino. Në mesfushës, Reijnders, Kruniç dhe Loftus-Çik duken të paprekshëm ashtu si Leao që dha një asist në fitoren e Portugalisë.
Zhiru do t’ia dalë teksa mbetet për t’u vlerësuar forma e Pulisiçit që për ndeshjet me Amerikën kapërceu oqeanin. Nëse amerikani shfaqet i ngarkuar, atëherë pritet që Çukvueze të bëjë debutimin e tij si titullar për herë të parë në këtë sezon.
Nga raportimet e fundit nga “Milanello” nuk duhet të ketë surpriza, me kuqezinjtë që do të tentojnë të surprizojnë në fushën e lojës.
PANORAMASPORT.AL