Monday, 6. April 2026
Sport

Pogba vijon të mbetet i pezulluar, kërkon shtyrjen e testit të dytë për doping

GS 15/09/2023 1 Min. Lesezeit

Pol Pogba ka kërkuar që të shtyhet data kur duhet të bëjë kundër-testin e dopingut pasi vetëm pak ditë më parë rezultoi pozitiv, duke qenë se lojtari kishte përdorur testosteron.

pogba

Fillimisht ishte përcaktuar që analizat e gjakut të bëheshin në datën 20 shtator për futbollistin, që më pas të vendoset për dënimin që do t’i jepet ndërkohë që vetë francezi ka kërkuar që testi të shtyhet për një moment të dytë pasi është e drejta e tij për ta kërkuar.

Kështu, është vendosur që testi të kryhet në datën 5 tetor, aty kur edhe do të merren kampionët për të provuar nëse lojtari ka përdorur apo jo doping, gjë e cila mund të ndikojë në vendimin për të. Vetë Pogba e ka pranuar që ka përdorur testosteron pa dijeninë e klubit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: