Monday, 6. April 2026
Sport

Luca Toni: Kërkon të tregojë se është një lojtar i denjë

GS 15/09/2023 1 Min. Lesezeit

Luca Toni është nga ata që golin e njihte mirë. Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit, mbahet mend për nuhatjen në zonën e rreptësisë dhe nisur nga aftësitë e tij, guxon edhe të bëjë një parashikim mbi golashënuesin e Serie A në fundin e këtij sezoni.

Toni beson se do të jetë Dushan Vlahoviq ai që do të shkëlqejë në planin individual me ish-sulmuesin që shprehet se 23-vjeçari serb këtë sezon do të kërkojë të vërtetojë se është një lojtar në lartësinë e Juventus.

“Sipas meje Vlahovic do të jetë golashënuesi i Serie A në këtë sezon. E kam parë shumë të karikuar. E takova gjatë verës, folëm shumë dhe ai ka dëshirë të tregojë se është një sulmues i denjë për Juventusin”, tha Toni.

Në tre javët e para të kampionatit, Dusan Vlahovic ia ka dalë të shënojë dy gola ndërsa më mirë se sulmuesi i Juventus kanë bërë Osimhen, Giroud dhe Lautaro Martinez.

Teilen: