Pas një megaoperacioni të Europol, 23 persona kanë rënë në prangat e polcisë pasi akuzohen për korruptim të turneve të futbollit dhe pingpongut, me hetimin që përfshiu Policinë Spanjolle. Agjencinë Spanjolle të Taksave dhe Policinë Rumune me mbështetje shtesë nga INTERPOL.
Në vitin 2020, oficerët e zbatimit të ligjit zbuluan një numër bastesh të dyshimta në internet në turnetë ndërkombëtare të pingpongut. Analiza e mëvonshme çoi në identifikimin e një rrjeti kriminal të përbërë nga shtetas bullgarë dhe rumunë, të krijuar në Spanjë, të cilët korruptonin sportistët kryesisht të këtyre dy kombësive.
Të dyshuarit synonin garat kryesisht jashtë Spanjës, ndërsa drejtuesi i organizatës korruptoi atletët që luanin për disa ekipe futbolli në Rumani.
Ata ia dhanë këtë informacion edhe fiksuesve të tjerë, dhe njëkohësisht arritën të grumbullonin njohuri për mashtrimet e kryera nga organizata kriminale që vepronin në të njëjtën zonë.
Si përfundim, Europol arrestoi 23 të dyshuar, mes tyre dhe drejtuesin e organizatës, u kryen 4 kontrolle në shtëpi, si dhe u konfiskuan 2 prona të paluajtshme, 3 automjete luksoze, 2 pjata të mëdha satelitore dhe marrës sinjalesh, 47 llogari bankare, 80 telefona, para të gatshme dhe 13 000 euro kartëmonedha të falsifikuara..