Sulmuesi i Mançester Junajtidit, Antoni Marsial, është paraqitur dy herë në qendrën stërvitore të “djajve të kuq” ditën e enjte. Shkaku? Kishte ngatërruar orën dhe nuk e dinte se seanca stërvitore do të niste jo në orën 09:00, por ishte spostuar gjatë pasdites.
Francezi u fotografua duke mbërritur në qendrën stërvitore “Carrington” me “Mercedes G Wagon” e tij në orën 8:55 të mëngjesit së djeshëm, por më pas u pa të dilte prej andej në orën 8:59, katër minuta më vonë. Marsial kishte ngatërruar orën e stërvitjes, ndërsa shokët u paraqitën në “Carrington” duke nisur nga ora 11:30.
Marsiali u desh të kthehej sërish në këtë orë. Erik ten Hag po përgatit lojtarët e tij për ndeshjen e kësaj fundjave në Premier Ligë, kundër Brajtonit në “Old Trafford”.
PANORAMASPORT.AL