Tuesday, 7. April 2026
Sport

Allegri pyetet për Bonuccin – thotë se s’i pëlqejnë telenovelat

GS 15/09/2023 1 Min. Lesezeit

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes të së shtunës kunër Lazio, Allegri ka komentuar sfidën, por gjithashtu është ndalur edhe në dy çështje kryesore, Bonucci me polemikat e tij dhe për situatën e Pogba.

“Bonucci mendoj se nuk kam asgjë për t’i thënë, kemi folur mjaftueshëm dhe nuk ka asgjë për të shtuar. I uroj suksese në karrierë brenda dhe jashtë futbollit.

  

Telenovelat janë në “Canale 5” dhe nuk më pëlqejnë shumë. Leonardo i uroj fat, ai shkoi në një ekip që luan në Champions League, do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në një nivel motivues.

Mua më vjen keq për situatën e Pogba, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar ka një procedim në proces, ka njerëz të përfshirë dhe preferoj të pres deri në përfundim të procedurës”, është shprehur Allegri.

  

  


Teilen: