• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Goli fenomenal i Jasir Asanit, UEFA e shpall më të bukurin e raundit të gjashtë

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Goli i Jasir Asanit është shpallur më i bukuri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Europian. UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa ajo perlë e vërtetë ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.

Një vlerësim i merituar, për vetë golin e realizuar të Jasir Asanit, që zhbllokoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Në çdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekte, që la të shtangur dhe një nga portierët më të mirë në botë si Szczssny i Juevntusit, i cili në fundin e pjesës së [parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup.

Golat e lojtarëve shqiptarë në këto kualifikuese kanë qenë fenomenalë, teksa kanë fituar 3 nga 6 golat më të bukur, saktësisht Jasir Asani ndaj Moldavisë në raundin e tretë, i Kristian Asallanit ndaj Ishujve Faroe në raundin e katërt e përsëri i Asanit edhe në raundin e gjashtë ndaj Polonisë.

Po ashtu në garë për golin e javës në ndeshjet e pesta ishte edhe Nedim Bajrami me golin ndaj Çekisë, në Pragë, por realizimi i tetovarit ishte goli i dytë më i votuar.

Next Post

Loftus-Cheek në pritje të derbit: Mezi pres të luaj një ndeshje si kjo

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.