• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Goli i Jasir Asanit zgjidhet më i miri i javës nga UEFA

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Goli i Jasir Asanit është shpallur më i bukuri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa perla e vërtetë ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.

Një vlerësim i merituar, për golin e realizuar të Jasir Asanit, që zhbllokoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Në çdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekt, që la të shtangur dhe një nga portierët më të mirë në botë si Wojciech Szczesny i Juventusit, i cili në fundin e pjesës së parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup.

Golat e lojtarëve shqiptarë në këto kualifikuese kanë qenë fenomenalë, teksa kanë fituar 3 nga 6 golat më të bukur.

Jasir Asani e fitoi edhe ndaj Moldavisë në raundin e tretë, ndërsa ai i Kristian Asallanit ndaj Ishujve Faroe në raundin e katërt e përsëri i Asanit edhe në raundin e gjashtë ndaj Polonisë.

Next Post

VIDEO/ Barazim dramatik mes Bajern Mynih dhe Leverkusenit, skuadra e Çabi Alonsos e arrin në shtesë me një penallti të diskutueshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.