• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lufta filozofike, derbi luhet me… “laps e letër”/ Skemat mbeten çelësi i sfidës

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter-Milan do të luhet nesër në orën 18:00, në “San Siro”. Një duel direkt i rëndësishëm e si kurrë më parë: Zikaltrit dhe kuqezinjtë do të përballen me njëri-tjetrin si të parët e klasës me pikë të barabarta e të plota.

Inter-Milan-keeper-prepares-for-USMNT-star-Christian-Pulisic

Rrugë të ndryshme, por rezultate të ngjashme, deri tani, për skuadrat e Simone Inzagit dhe të Stefano Piolit, të cilët do të duhet të bëjnë llogaritë me “laps e letër” për të qenë sa më të sigurt në zgjedhjet e tyre. Derbi do të karakterizohet para së gjithash nga loja ofensive e propozuar nga dy ekipet. Zikaltrit dhe kuqezinjtë në trijavët e para të kampionatit kanë shënuar secili nga 8 gola.

I pari sulmon me 3-5-2, i dyti me 4-3-3: formacionet ndryshojnë për nga pozicionet dhe lëvizjet, por janë të ngjashëm për sa upërket shkathtësisë dhe lëvizjeve ofensive. Të dy trajnerët kërkojnë një futboll më europian dhe vertikal. Dy sulmuesit janë manifesti i skuadrës: Lautaro Martinez(5 gola) në njërën anë, Olivie Zhiru(4 gola) në anën tjetër.

Por i gjithë sulmi i dy skuadrave milaneze është në gjendje të godasë. Interi sulmon me anësorë, Milani edhe me Rafael Leaon. Ekipi i Inzagit është ndoshta më solid, konkret, më i fuqishëm. Por Milani është më i paparashikueshëm, me imagjinatë. Dhe më shumë teknik. Në të dyja rastet, megjithatë, kolektivi gjithmonë ka shumë rëndësi.

RISITË – Interi dhe Milani do të përballen në një derbi me role krejtësisht të reja. Kuqezinjtë, pasi kanë shitur Sandro Tonalin, kanë marrë 10 lojtarë të rinj, duke shpenzuar 114 milionë euro pa përfshirë bonuset. Ndër titullarët spikasin Ruben Loftus-Çik, Tizhani Reijnders dhe Kristian Pulisiçi. Në alternativa ka hapësirë për Junus Musah, Samuel Çukvueze, Noah Okafor dhe Luka Joviç.

Faktori kryesor i panjohur ishte ambientimi, por “djalli” regjistroi një fillim të mirë. Të besuarit e Inzagit mbajtën të njëjtën strukturë, por megjithatë shtuan 12 lojtarë të rinj dhe vendosën, me Benzhamë Pavar (të blerë për 32 milionë euro), goditjen më të shtrenjtë të verës.

Markus Turam, i punësuar si lojtar i lirë (duke mposhtur Milanin në duelin e merkatos) është simboli i ripërtëritjes verore të Interit. Ai shënoi dy javë më parë dhe nëse fillon edhe ta bëjë rregullisht atëherë mund të ketë dhimbje për rivalët. Duke filluar që nga Milani.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Real Madrid merr lajmin e mirë para ndeshjes me Sociedad

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.